Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, është zyrtari i parë shtetëror që e ka pranuar se Kosova sipas të gjitha gjasave nuk do të njihet as sivjet nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian të cilat deri tash nuk e kanë bërë këtë.
Sipas Hoxhajt, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Spanja, Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia dhe Rumania varet nga epilogu që do të marrë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Në anën tjetër, deputeti Ilir Deda, ka kritikuar ashpër qeveritarët kosovarë duke thënë se Prishtina zyrtare ka dështuar tash e dhjetë vjet që të hapë zyrë ndëlidhëse në Athinë.
Kjo sipas tij ka ndodhur për shkak se politikanët në Kosovë janë primitive.