Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në objektet e Radio Televizonit të Kosovës rreth orës 22, saktësish tek transmetuesi i valëve.
Policia ka rrethuar objektin e televizionit dhe është duke ekzaminuar provat, për të konstatuar se me çfarë mjeti shpërthyes është sulmuar Radio Televizioni i Kosovës.
Në kohën e shpërthimit ka pasur gazetarë dhe staf tjetër në objektin e RTK-së, që janë tronditur nga shpërthimi i fuqishëm, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima në njerëz dhe materiale.
Stafi i RTK-së është duke pritur versionin zyrtarë të Policisë për të dalë me version zyrtarë rreth këtij shpërthim.
https://www.facebook.com/gezim.bimbashi.1/videos/632417033584719/