Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot ka pritur në takim Kolonel Daniele Bajata nga kfori Italian dhe Kolonel Saudan Dominique nga Kfori Zvicran, shkruan Veriu.info.
Të dy Kolonelët e njoftuan Kryetarin Jashari se tash do të bëhet ndrrimi i komandës së JRD-N që deri tani ka qenë duke udhëhequr Kolonel Daniele Bajata, tash e tutje udhëheqës i kësaj komande do të jet Kolonel Saudan Dominique nga Zvicra.
Kolonel Bajata e falënderoi Kryetarin Jashari për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur gjatë kësaj periudhe, poashtu Kolonel Dominique, u shpreh i lumtur që ka ardhë në një komandë e cila ka pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Komunën e Skenderajt duke shpresuar që si i tillë të vazhdoi edhe tutje ky bashkëpunim.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për problemet dhe sfidat që përballen qytetarët e Skenderajt.
Poashtu Kryetari Jashari i njoftoi edhe për prioritetet zhvillimore të Skenderajt, si dhe zhvillimet e përgjithshme komunale.
Në fund Kryetari Jashari i falënderoi për bashkëpunimin e ndërsjelltë duke theksuar se pa dyshim bashkëpunimi i shkëlqyeshëm do të vazhdojë edhe tutje.