13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Senegali akuzon FIFA-n për eliminimin nga Botërori, arsyeja është interesante

Në këtë Botëror janë vendosur rregulla të reja, ku një ndër rregullat ishte që nëse ekipet kanë bilanc të njëjtë, atëherë ekipi që do kalonte më tej do të vendosej në bazë të kartonëve të marrë.

Rregull Fair Play, por që pasojat po i vuan Senegali.

Në këtë mënyrë, si Japonia ashtu edhe Senegali e mbyllën fazën e grupeve më pikë të barabarta, por fakti që Japonia kishte më pak kartonë të verdhë, bëri që ata të kalonin në fazën tjetër.

Por kjo gjë nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Federatës Senegaleze të Futbollit, të cilët në formë proteste kanë dërguar FIFA-s 2 letra shpjeguese.

Në këto letra, ndër të tjera shkruhej se Japonia nuk e kishte zbatuar rregullin e lojës së drejtë (Fair Play), duke rënë dakord me Poloninë për të mos pësuar më gola, pasi ishin në dijeni të kartonëve dhe rezultatit të ndeshjes tjetër.

“Ne kemi mësuar që Japonia nuk po bënte më aksione ndaj Polonisë që në minutën e 75-të, pasi e kishin mësuar rezultatin deri në atë momente dhe ishin të kualifikuar. Kjo gjë nuk na ka pëlqyer aspak, pasi nëse flitet për Fair Play, Japonia e ka shkelur. Nuk na duket normale që një skuadër të eliminohet në bazë të kartonëve, pasi nuk përcaktohet vlera e një ekipi nga ato. Ajo që bëri Japonia është e turpshme dhe nëse nuk dënohen, atëherë asgjë nuk ka kuptim”.

Pritet reagimi i FIFA-s, por tashmë është shumë vonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img