9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Legjenda e futbollist shqiptarë: Kosovarët na shfrytëzuan, por ne duhet vetëm t’i falënderojmë

Sokol Kushta mendon se disa lojtarë nga Kosova e kanë shfrytëzuar për qëllime të ndryshme aktivizimin te Shqipëria

Ish sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Sokol Kushta thekson se, kosovarët të cilët u larguan së fundmi, nuk ka askush të drejtë t’i cilësojë si tradhtarë.
Në një intervistë enkas për ‘Panorama Sport’, Kushta foli për çështjen më të fundit në Kombëtares shqiptare dhe largimin e disa futbollistëve.
Sokol, si një ish-sulmues i Kombëtares, si i keni parë zhvillimet më të fundit, ku disa lojtarë me origjinë nga Kosova kanë lënë Shqipërinë…?
Po të flasim për Kombëtaren, duhet të themi, së pari, që është një piedestal. Te ky piedestal vijnë më të mirët dhe marrin famë. Kjo gjë ndodh me Kombëtaren. Unë nuk jam me shprehjen tradhtar, pasi në Kosovë janë lindur shumica dhe mirë bëjnë që do të luajnë aty. Por, disa kanë shfrytëzuar Kombëtaren tonë për shumë qëllime. Asnjëri nuk ka pasur kurajën të thotë më përpara që ‘unë, kur Kosova të ketë Kombëtare, do shkoj atje’. Ky quhet karakter. Mua më vjen mirë që këta do përfaqësojnë Kosovën. Mua nuk më vjen keq për asnjë individ. Dua vetëm Kombëtaren time.
Mendoni se kjo çështje do të ndikojë te kuqezinjtë në prag të eliminatoreve?
Sa do ndikojë kjo nuk e di. Kombëtarja ka shumë elementë dhe trajnerë të mirë që besoj se do t’ia dalin.
Për cilin lojtar të larguar ju vjen më shumë keq, për Milot Rashicën, Alban Mehën, Valdet Ramën apo Herolind Shalën?
Shumica e këtyre erdhën pothuajse pa famë në Kombëtare. Tani janë të famshëm dhe të tillë u bën këtu. Duhet t’u thonë një faleminderit personave që u besuan fanellën tonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img