Nënkryetari i Komunës së Preshevës, Xhelal Mehmeti, ka akuzuar forcat serbe të sigurisë për krijimin e situatave të pasigurta për banorët e kësaj komune, që gjendet në kufrin me Maqedoninë, transmeton Gazeta Lajm.
Mehmeti ka kërkuar largimin e forcave të tepërta dhe kufizimin e lëvizjeve të tyre, në mënyrë që të mos krijohet panik tek qytetarët.
“Shtimi i forcave ushtarake dhe xhandarmërisë duhet të pakësohet. Nuk po them të largohen tërësisht, por nuk është e nevojshme të jetë një numër kaq i madh”, ka thënë Mehmeti për televizionin publik.
Që nga përfundimi i luftës së armatosur në Luginën e Preshevës, në vitin 2001, ky rajon është mbingarkuar me prezencë të policisë, ushtrisë, dhe xhandarmërisë serbe.