2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Vjosa Osmani: A po kërkon Bashkimi Evropian ta ndryshojmë Kushtetutën e Kosovës?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka nxjerrë deklaratat kundërthënëse të Bashkimit Evropian për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Ajo ka thënë se ishte vetë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini e cila në Kuvendin e Kosovës kishte kërkuar që Asociacioni të themelohet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kurse dje kërkoi që kjo të bëhet mbi bazën e marrëveshjes së vitit 2013 dhe 2015.

“Më 6 maj 2016, Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini kishte deklaruar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se ‘Asociacioni do të bëhet në përputhje me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese.’ Dje, më 26 qershor 2018, Këshilli i BE-së, në konkluzionet për Kosovën deklaron se ‘Asociacioni duhet të jetë në përputhje me marrëveshjen e gushtit 2015 dhe atë të v.2013.”, ka shkruar deputetja Osmani në Facebook.

Ajo ka kërkuar nga Bashkimi Evropian ta sqarojë këtë kthim mbrapa të këtij procesi.

“A mundet dikush nga BE ta sqarojë pse ky kthim prapa? Pra tani kërkohet që të injorohet Vendimi i gj. Kushtetuese, i cili kishte konstatuar se Statuti i Asociacioni nuk mund të hartohet sipas marrëveshjes së 25 gushtit meqë ajo binte ndesh me një sërë dispozitash kushtetuese”, ka kërkuar sqarim ajo.

Osmani ka thënë se kjo kërkesë e BE-së mund të interpretohet edhe si kërkesë për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës.

“Prandaj, kërkesa e djeshme që ky statut të bëhet sipas marrëveshjes së gushtit 2015 mund të interpretohet si kërkesë për të ndryshuar kushtetutën e Kosovës”, ka përfunduar deputetja Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img