4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Milaim Zeka reagon ndaj padisë së Lladrovcit: Ai është intrigant dhe mashtrues

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ushtruar padi ndaj deputetit të Nismës, Milaim Zeka, si dhe ndaj televizionit T7.

E sipas arsyetimit të Lladrovcit këto padi janë paraqitur me qëllim të ndaljes së fyerjeve.

“Paditë janë bërë për shkak të fyerjes së neveritshme për herë të dytë kundër meje nga Milaim Zeka në T7. Fyerja që më është bërë, nuk riparohet me reagim. Kam besim te gjyqi, aktualisht si rrugë e vetme”, ishte arsyetimi i Lladrovcit.

E ndaj kësaj padie ka reaguar edhe deputeti Milaim Zeka.

Ai në një prononcim për lajmi.net ka thënë se këto veprime të Lladrovcit, janë siç i quan ai “budallaki”, dhe se ai nuk do të ndalet deri sa Kryetari i Drenasit të kërkojë falje për deklaratat që Zeka thotë se i ka bërë kundër tij.

“Unë s’merrna me budallakitë e Ramiz Lladrovcit, e deri të hy në vorr s’ka me ja ndalë fyerjet as kurgjo, deri të kërkojë falje publikisht se çka ka folë kundër meje”, u shpreh Zeka për lajmi.net.

Madje Zeka pati edhe disa epitete të tjera për Lladrovcin.

“Edhe prej vorrit, ka me kallzu se kush është Ramiz Lladrovci, sepse ai është intrigant, është shantazhues, dhe shpifësi më i madh në 6 milionë shqiptarë. Ai është kulmi i budallve shqiptar ai është  domethënë piramida e budallakisë shqiptare është Ramiz Lladrovi”, u shpreh Zeka.

Ndërsa për deklaratat e tij ndaj Ramiz Lladrovcit, Zeka tha se të gjitha janë dorëzuar në prokurori dhe kjo e fundit është duke u marrë me rastin.

“Krejt çka kam thënë dhe krejt çkam kam ba e kam dorëzu në prokurori, prokuroria i ka marrë ato, dhe i ka marrë në pyetje të njerëzit”, përfundoi Zeka .

Zeka po ashtu tha se ai është në dijeni për një padi të tillë qysh kohë më parë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img