4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi i del krah Xhakës e Shaqirit: Shqiponja s’është simbol që ka vrarë njerëz

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbrojtur dy lojtarët e kombëtares së Zvicrës me prejardhje shqiptare që festuan golat e tyre të Botërorit kundër Serbisë me simbolin e shqiponjës të bërë me duar.

Por, veprimi Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit, bashkë me Stephan Lichtsteinerin nxiti tensione tek pala serbe që u ankuan duke thënë se veprimi i tyre përbën provokim politik.

Por Thaçi tha se festimi duhet parë si emocional, e jo politik, raporton “Politico”.

“Ai simbol nuk është simbol që ka vrarë njerëz. Nuk është simbol i sulmit ndaj askujt. Është simbol i një shpendi. Prandaj, Zvicra le të fluturojë drejt suksesit”, ka thënë Thaçi para gazetarëve në Bruksel të hënën, një ditë pasi takoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut për normalizim marrëdhëniesh.

Të hënën, komiteti disiplinor i FIFA-s, gjobiti Xhakën dhe Shaqirin me nga 10,000 franga zvicerane për festimet e tyre, duke i cilësuar ato si “sjellje josportive”. Por FIFA nuk vendosi për masa tjera më serioze, siç është ndalimi i lojtarëve për lojërat e radhës. Edhe kapiteni zviceran, Stephan Lichtsteiner, u dënua me 5,000 franga për shkak të shqiponjës.

Megjithatë, Serbia u nda edhe më keq për sa u përket financave. Federata e saj e futbollit u gjobit me 54,000 franga zvicerane për shkak të banerëve diskriminues të fansave dhe mesazheve e hedhjes së gjësendeve në fushë. Presidenti i Federatës serbe, Slavisha Kokeza, dhe trajneri i ekipit kombëtar, Mladen Krstajiq, u dënua me nga 5,000 franga zvicerane për komentet e tyre pas ndeshjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img