Votuesit në Turqi kishin mundësinë të shfrytëzonin obligimin e tyre qytetar në 180.065 kuti votimi.
Në ndërkohë, edhe përkundër përfundimit të procesit, kryetarët e komisioneve të qendrave të votimit do të lejojnë të votojnë edhe qytetarët që mund të kenë ngelur në pritje për të votuar.
Procesi i votimit ka përfunduar edhe në pikat doganore për qytetarët jashtë vendit, i cili filloi më 7 qershor.
Numërimi i votave në të njëjtën kohë do të fillojë edhe për votat e ardhura në Turqi nga 123 përfaqësi në 60 shtete.
Sipas exit poll-s, Erdogan po prinë me 57.73 për qind, kurse kundërshtari i tij kryesor Muharrem Ince nga Partia Republikane ka 27.79 për qind.