0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Jashari: Skenderaj dhe Drenica janë dhe mbeten çerdhe e lirisë

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari në seancën solemne për 19-vjetorin Ditën e Çlirimit të Skenderajt ka thën se ashtu siç ishin dje çerdhe dhe vatër lirie, sot janë vatër e çerdhe përkushtimi, devotshmërie dhe angazhimi për secilin qytetar dhe pjesë të komunës së Skenderajt.

“Sot në këtë mbledhje solemne, me nderim dhe guxim e ndershmëri vijojmë rrugën e dinjitetit që në e shtruan të parët tanë, duke rikonfirmuar se Skenderaj dhe Drenica ishin dhe mbeten çerdhja e lirisë, çerdhja e trimërisë e punës dhe begatisë. Në këtë ditë çlirimi të Skenderajt zotohemi dhe angazhohemi të punojmë për mirëqenien e secilës familje e në veçanti për të rinjtë tanë. Të gjejmë hapësirë, gjasat dhe mundësitë e barabarta për të gëzuar të gjitha të mirat që na i ofron liria, që na i ofron Skenderaj, që na i ofron Drenica dhe shteti ynë Kosova”, theksoi Jashari.

Ai për këtë ditë nuk la pa përmendur edhe kontributin dhe sakrificën e të gjithë luftëtarëve të lirisë dhe familjes së tij.

“Në këtë shënim të përvjetorit të çlirimit të Skenderajt, më lejoni të them vetëm disa fjalë që na i ngarkon historia, e para ishte historia, pastaj rezistenca dhe qëndrueshmëria. Me sukses i bëmë të gjitha të gjithë së bashku ju që jeni të pranishëm këtu, por edhe ata nuk janë me ne, edhe ata që jetojnë anë e këndë botës me sukses e dhanë provimin para historisë. Kjo nisi herët si çerdhe e rezistencës që nga koha otomane, nga koha e Kralit serb, koha e komunizmit dhe paradave të dhunës partizane, ku të gjithave ju bëmë ballë me krenari.

Rezistuam me ato që i disponuam, me mjete rrethanore me sëpata e pushkë, me bomba dore e minahedhës derisa nuk arritën edhe aeroplanët e NATO-s. Në këtë përballje ne humbëm edhe më të dashurit që më nuk janë në mesin tonë, por tash i kemi në libra historie, me kryefjalën e lirisë tonë babës Shaban, bacës Adem, babës Hamës e shumë e shumë heronj e dëshmorë të vend it tonë”, tha Jashari.

Ai është zotuar se si kryetar do të bëjë të pamundurën që qytetarët e komunës se Skenderajt të kenë mirëqenie dhe mundësi të barabartë.

“Nuk mund të jemi të lumtur me ato që i kemi bërë deri sot në komunën tonë, sepse ato janë tepër pak sa synojmë. Por, ne zotohemi kur do herë se do të bëjmë të pamundurën që qytetari i komunës së Skenderajt të ketë mirëqenie mundësi dhe hapësirë të barabartë për suksese. E di që infrastruktura rrugore, stadiumi dhe gjelbërimi, qendra e biznesit dhe puna për ju të rinjtë të qytetit tonë, e di nuk janë akoma siç duam të jenë.

Gjithsesi kam dhënë zotimin se do të bëjë më të mirën e mundshme, e them edhe sot me rastin e çlirimit të 19 të Skenderajt. Ta dini se nuk do të ndalemi, e kemi këtë borxh para më të dashurve tanë…Kam bërë aq sa ishte mundësia, jo sa ishte dëshira, por ju e dini se nuk do të ndalemi, do të bëjmë më të mirën e mundshme për besimin e dhënë, për të qeverisur me ligj, transparencë dhe llogaridhënie”, tha ai./KP

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img