-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Serbia akuzon Kosovën se po i shmanget dialogut për normalizimin e marrëdhënieve

Autoritetet e Beogradit kanë akuzuar sot ato të Prishtinës se po i shmangen dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, dhe në këtë mënyrë sipas tyre po shtyejnë datën e fillimit të këtyre bisedimeve.

Zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Dusan Kozarev, ka deklaruar sot se Beogradi sipas tij i ka implementuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në Bruksel , ndërkaq që autoritetet e Prishtinës siç thotë ai po ‘ikin’ nga dialogu, transmeton lajmi.net.

“Beogradi i ka implementuar të gjitha marrëveshjet që nga takimet e para në Bruksel, ndërkaq që Prishtina dhe kryedialoguesi i tyre, Avni Arifi, po gjejnë justifikime dhe arsye për ta mos vazhduar dialogun”, u shpreh Kozarev.

Nga ana tjetër, ishte pikërisht pala kosovare ajo që akuzoi palën serbe se nuk po implementon marrëveshjet e arritura deri më tani, duke përfshirë edhe marrëveshjet energjetike, për të cilat Beogradi thotë se nuk janë arritur në Bruksel.

Kohë më parë, edhe shefi i delegacionit të Kosovës në këto bisedime, Avni Arifi, kishte hedhur akuza në drejtim të Beogradit se e vetmja temë për të cilën ata po dëshirojnë të bisedojnë është Asociacioni dhe asgjë tjetër.

“Takimi ka qenë i [paraparë të mbahet] me datën 7, por ne e kemi refuzuar. Ne insistojmë në dialog dhe ne insistojmë që të flasim për të gjitha temat. Kurse delegacioni i Serbisë ka bërë të ditur se arsyeja se pse marrin pjesë në bisedime është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ne jemi aty për të gjitha marrëveshjet. Ose do të zbatohen të gjitha marrëveshjet ose asnjëra”, kishte thënë Arifi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img