Me fillim nga ora 10:00 pritet të mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Me këtë rast pritet që Drejtori i Agjencisë për Inteligjencë, Shpend Maxhuni të raportojë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, shkruan Indeksonline.
Mbledhja mbahet në sallën N 302 në ndërtesën e Kuvendit.