Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli së bashku me kreun e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” Halil Kastrati, të premtën kanë dhuruar një banesë për një familje skamnore, në Mitrovicë.
Teksa, familja 9 antarëshe e Selvete Brahimit nga Mitrovica bëhej me banesë, hoxha Halil Kastrati ‘zbuloi’ që Kadri Veseli ka ndërtuar 5-6 shtëpia për skamnorët, duke mos treguar për një gjest të tillë, shkruan Insajderi.