Nëna Flora dhe djali Floriani janë mirë, aktualisht po shërohen në repartin e lindjes, thonë mjekët e spitalit, shkruan Bild, përcjell Telegrafi.
Flora ka thënë se ka pritur një jetë të tërë, për të lindur fëmijën e parë.
I lumtur dhe krenar është shprehur edhe babai i të porsalindurit, Sjdi (72 vjeç), i cili ka thënë se plot 24 vite kishte dashur një fëmijë.
“Floriani është kaq e bukur. Ai ka sytë dhe hundën time. Ai është një dhuratë, një mrekulli e vërtetë”, tha ai.
Gjinekologia që ka asistuar në lindjen e Florës, ka thënë se në dhjetë vitet e saj në spitalin në Leverkusen, ajo kurrë nuk kishte përjetuar një lindje të tillë.
“Kjo ishte gjithashtu një eksperiencë emocionuese për mua. Ne kemi raste të ndryshme, por një shtatzëni në moshën 58-vjeçare – kjo është shumë e veçantë “, thotë ajo.