5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Topi i Botërorit duket i bërë enkas për Ronaldon

Topi i “Botërorit 2018” i përshtatet sulmuesve si ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo.

Madhështor, shkatërrimtar, vendimtar; kështu mund të përshkruhet Cristiano Ronaldo që fitoi faqet e para të çdo gazete me tregolëshin e tij ndaj Spanjës.
Skuadra iberike nuk e kishte provuar pësimin e golit nga portugezi në 4 ndeshjet e mëparshme të luajtura me përfaqësuesen luzitane, në mbrëmjen e së premtes pësoi Ronaldo në ndeshjen me La Rojan e Fernando Hierros mori përsipër të nxjerre Portugalinë nga telashet me një gol kryevepër me goditje dënimi.

Duket se masa e marrë me topin Telstar 18 nuk funksionoi duke qenë se De Gea në momentin e barazimit 3-3 mbeti i pa lëvvizur teksa shihte që topi i goditur nga 33 vjeçari të shkonte në rrjetë.

Shifrat flasin për Ronaldon duke treguar pjesërisht madhështinë e këtij futbollisti. Ajo ndaj Spanjës është tregolëshi i 51 në karrierë me kombëtaren. por jo vetëm kaq. Ronaldo po luan Botërorin e tij të katërt dhe deri tani ka 6 gola të shënuara.

Është futbollisti i 4 në historinë e futbollit që shënon në 4 Kupa bote; duke u vënë në një rang me Pele, Miroslav Klosen e Uwe Seeler, por e dhëna më domethënëse është se në ndeshjen me Spanjën ai gjuajti në drejtim të portës spanjolle 4 herë duke shënuar 3 gola, pothuajse perfekt, transmeton “TCH”.

Në të njëjtën kohë, Ronaldo në ndeshjen me Spanjën u bë futbollisti më i vjetër në moshë që shënon 3 gola në një ndeshje të Kupës së botës. Është një legjendë futbolli në aktivitet, një lider për skuadrën dhe ishte edhe lojtari më vendimtar i Portugalisë edhe  në kualifikueset e botërorit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img