Policia e Kosovës njofton se mbrëmë, rreth orës 22:30, ka marrë informatën se në një kafiteri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, po ndodhte një rrahje në mes të disa personave ku janë përdorur edhe mjete të ftohta-thika.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, prokurori i shtetit si dhe ekipi mjekësor, njofton Policia, teksa thotë se të lënduarit janë dërguar në QKUK Prishtinë.
Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit (D.SH. 29 vjeç) për veprën penale “vrasje e rëndë” është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë, kurse i dyshuari tjetër (M.M. 22vjeç) i dyshuar për veprën penale “pjesëmarrje në rrahje” gjithashtu është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke u marrë me rast.