Ajo bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam do të performojnë ‘live’ para një numri të madh të të pranishmëve, adhurues të futbollit.
‘Live it up’ titullohet kënga e cila është realizuar edhe me videoklip dhe ka marrë pëlqimin e shumë njerëzve andaj është klikuar 20 milionë herë.
Lajmi se këngëtarja kosovare do ta hap Botërorin i ka gëzuar të gjithë shqiptarët. Vendimin për pjesëmarrjen e saj në ‘Russia 2018’ e ka konfirmuar nëna e Erës për Klan K. derisa ka shtuar se Era Istrefi që në fillim kishte një marrëveshje të tillë prandaj dhe do të respektohet deri në fund.
Në ora 17:00 nis gjithçka dhe ndeshja e parë e cila do të zhvillohet do të jetë ndërmjet Rusisë dhe Arabisë Saudite.