Legjenda e futbollit brazilian, Roberto Carlos ka thënë se Tite ka humbur atë që njihet futbolli brazilian, sulmi.
Sipas ish-mbrojtësit të Realit, Brazili ka forcuar shumë mbrojtjen mirëpo ka humbur sulmin, atë që njihet si Kombëtare.
“Ne kemi humbur thelbin e futbollit brazilian, i cili është një futboll sulmues, por kemi organizuar pjesën mbrojtëse,” u tha ai gazetarëve në një hotel qendror në Moskë.
“Unë shpresoj që të fitojmë përsëri, pasi që nuk kemi fituar që nga viti 2002. Mendoj se ka ardhur koha për të fituar për Brazilin, e shoh atë të jetë e mundur,” tha ai.
Nga ana tjetër, për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Spanjën dhe punën e tij në Real Madrid, ai parashikoi një finale mes spanjollëve dhe brazilianëve më 15 korrik në stadiumin Luzhnikí.