Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka zgjedhur stilolapsin e tij mi për të nënshkruar një marrëveshje dypalëshe në samitin e rëndësishëm të Singaporit me presidentin amerikan Donald Trump.
Pas një takimi “sy më sy” në ishullin Sentosa të Singaporit, Kim Jong-un dhe Donald Trump kanë nënshkruar një dokument “historik” që do të çonte në “ndryshime të mëdha” në marrëdhëniet dypalëshe.
Por gjatë nënshkrimit të dokumentit, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, për dallim nga Trump, udhëheqësi i Koresë së Veriut kishte vendosur që të nënshkruante me stilolapsin e tij dhe jo me atë që ishte vendosur në tryezë nga protokolli.
Tavolina në të cilën të dy liderët ishin ulur gjatë nënshkrimit të marrëveshjes fillimisht ishte pajisur me dy stilolaps të zinj, të gdhendura në ar.
Siç raportojnë mediat, disa gazetarë kanë vërejtur se mbishkrimi duket të jetë nënshkrimi i Trump.
Dhe në momentin që ata shihen duke u ardhur në dhomën e takimit, përkatësisht pasi ulën në tryezë, Kim Yo-jong, motra e liderit koreanoverior, nxjerrë një stilolaps dhe i vendosë përpara shefit të saj.
Por çfarë bie në sy gjithashtu, është edhe momenti përpara se Trump dhe Kim Jong-un të hynin në sallën e takimit, një ndihmës koreanoverior u pa duke përdorur doreza të bardha për të “inspektuar” një nga lapsat që do të përdoreshin gjatë ceremonisë së nënshkrimit.
Kim Jong-un më pas e përdori atë stilolaps duke nënshkruar marrëveshjen dypalëshe, e cila bën thirrje për “ndërtimin e një regjimi të qëndrueshëm dhe të fuqishëm të paqes në Gadishullin Korean”.
Dokumenti i rëndësishëm gjithashtu u zotua të përmirësojë lidhjet e ndërsjella, duke hapur rrugë edhe për denuklearizimin e Gadishullit Korean.