Dy persona janë plagosur pasditen e sotme afër Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar, Flora Ahmeti zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë. Me të dalë në vend ngjarje policia ka konstatuar se bëhet fjalë për plagosje me armë zjarri ku janë plagosur dy persona. Personat e plagosur janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.
Në vendin e ngjarjes menjëherë është paraqitur Policia e Kosovës me njësitet e saja përkatëse ku po merret me hetimin e tentim vrasjes.