Skuadra e Real Madrid ka zyrtarizuar për trajner të ri Julen Lopetegui, trajnerin aktual të kombëtares spanjolle.
Këtë lajm e ka publikuar vet faqja zyrtare e klubit spanjoll, shkruan Gazeta Blic
“Real Madrid C. F. njofton se Julen Lopetegui do të jetë trajner i ekipit të parë gjatë tre sezoneve të ardhshme
Julen Lopetegui do të bashkohet me klubin pas Kupës së Botës, pas dy vjetësh që drejton ekipin kombëtar të Spanjës” shkruan faqja zyrtare e Realit
Kujtojmë që ish trajneri i Portos do të zëvendësojë Zindine Zidane i cili dha dorëheqje pasi fitoi tri herë radhazi Ligën e Kampionëve me Real Madridin