3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Do të konfiskohet çfarëdo pasurie e fituar me vepër penale

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka prezantuar projektligjin për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë, deri sa bëri të ditur se qysh nesër ky projekligj do t’i dorëzohet Qeverisë.

Me këtë rast Tahiri tha se ky projektligj mbetet më i rëndësishmi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

Ai tha se çfarëdo pasurie e cila është fituar me vepër penale do të konfiskohet.

 

“Ky projektligj është ndër më të rëndësishmit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky projektligj përçon një mesazh të rëndësishëm për të gjithë ata që me vite janë pasuruar me vepra penale. Jam i bindur se me këtë projektligj po e bëjmë hapin përfundimtar ndaj atyre që janë pasuruar me vepra penale”, tha ai, përcjell KosovaPress.

Ai tha se është shumë i bindur se rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave do të jetë pozitiv, pasi që siç tha ai, Kosova la arritur ta plotësojë kushtin për sekuestrimin e pasurisë.

“Besoj që komisioni është i kënaqur me vlerësimin e raportit. Ne si Qeveri, si institucione ne kemi arritur ta plotësojmë këtë kusht tejet të rëndësishëm. Unë pres që rekomandimin ta kemi pozitiv sepse është bërë punë shumë e madhe në këta gjashtë muajt e fundit”, theksoi ai. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img