Është logjike të mendosh se skuadra amerikano latine dominon praktikisht në të gjitha klasifikimet historike duke nisur që nga ndeshjet e zhvilluara, numri i fitoreve dhe golave të shënuara deri te titujt e fituar, 5 të tillë.
Pas Brazilit, për sa u përket pjesëmarrjeve në Botëror, gjendet Italia me 18 të tilla, por Të Kaltrit do të jenë mungesa e madhe e Kupës së Botës së këtij viti.
Argjentina është e treta me 17 pjesëmarrje e ndjekur nga Meksika me 16 dhe Spanja, Anglia e Franca me 15. Klasifikimi me skuadrat që kanë marrë pjesë më shumë se 10 herë në fazën finale të një Kupe Bote mbyllet me SHBA dhe Korenë e Jugut. Gjermania e Bashkuar, do të luajë botërorin e saj të nëntë në total dhe të shtatin radhazi.