Media shtetërore e Koresë Veriore ka ngritur mundësinë që vendi i izoluar të krijojë një marrëdhënie të re me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo vjen vetëm një ditë para takimit të shumëpritur në mes të presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-un, që pritet të mbahet në Singapor. Komentet shënojnë një kthesë në gjuhën armiqësore të përdorur nga Koreja Veriore për dekada të tëra ndaj Amerikës, raporton BBC.Përderisa të dy liderët kanë arritur gjatë ditës së djeshme në Singapor, Trump ka deklaruar se ka një ndjenjë të mirë për takimin.