5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Me dhimbje e pikëllim, përfundon mbledhja komemorative për Fadil Vokrrin

Ka përfunduar edhe mbledhja komemorative në ndertim të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Mbledhja e cila u mbajt në Kuvendin e Kosovës, mblodhi shumë qytetarë, trajnerë, sportistë e politikanë.

I pari që mori fjalën në këtë mbledhje komemorative ishte kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Veseli theksoi se Vokrri ka qenë sinonim i gëzimit për kosovarët, duke u zotuar se do ta vazhdojnë ëndrrën e tij.

“Do të vazhdojmë ëndrrën e tij. Që të rinjtë të luajnë në Kampionatet Botërore, dhe ta ruajnë kujtimin për të”, tha Kadri Veseli.

I pikëlluar me vdekjen e kryetarit të FFK-së u shpreh edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Shefi i qeverisë e cilësoi Vokrrin si njeri shpirtbardhë i cili ka punuar në të mirë të Kosovës.

“Ai ishte një njeri shpirtëbardhë që i gezohej lajmeve të mira për të gjithë. Ai i ka mbijetuar një krenarie të sportit edhe në kohëra më të vështira. Ai u kthye për t’i dhënë përkrahjen sportit dhe në periudhën e re të shtetndërtimit. Falë tij Kosova u kthye në shtëpinë e futbollit. Ndarja si kjo nuk është e lehtë, ju siguroj familja e Vokrrit se nuk jeni të vetëm në dhimbjen tuaj, sepse Fadili ishte i të gjithve”, tha Haradinaj.

Eroll Salihu në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, deklaroi se të gjithë duhet të jemi krenar për atë që ka bërë Fadil Vokrri.

“Fadil Vokrri na la me thjeshtësinë e pashoq që e karakterizoi. Jep gol dhe ec tutje, publiku e përgëzonte, por ai gjithmonë qëndronte pa mburrje dhe pa u lëvduar. Sukseset e tij janë përcjellur me brohoritje dhe vlerësim”, tha sekretari i FFK-së.

Fjalë emocionuese para të pranishmëve tha edhe kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Duka e vlerësoi Vokrrin si një mik të mirë, i cili sipas tij ka bërë që të njihet emri i Kosovës.

“Fadili padyshim që është futbollisti më i madh shqiptar i të gjitha kohërave. Ai ka qenë një futbollist i madh evropian”, tha  Duka.

Më i shkurtër në deklaratën e tij ishte djali i Fadil Vokrrit, Gramozi.

Ai tha se babai i tij është i gjithë Kosovës.

“Është e vështirë me përshkru babain tim sepse besoj që vepra e tij flet vet. Fadil Vokrri nuk ishte vetëm i joni por ishte i gjithë Kosovës. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, u shpreh i biri i Fadil Vokrrit.

Varrimi i legjendës së Kosovës do të bëhet me fillim nga ora 17:00 në Prishtinë.

Fadil Vokrri vdiq dje në mëngjes nga një sulm në zemër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img