Sot në Prizren u mblodhën personalitete të rëndësishme shqiptare për të shënuar 140 vjetorin e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Në këtë datë edhe kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kujtuar rëndësinë e kësaj dite teksa shtoi se pikërisht më 10 qershor të vitit 1878 në Prizren u hodhën themelet e vizionit për çlirimin e trojeve shqiptare të cilat ishin të rrezikuara nga pretendimet e vendeve fqinje.
140 vjet më parë delegatë nga të gjitha trojet shqiptare u mblodhën në Prizren për ta themeluar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, lëvizjen më të madhe ushtarake e administrative pas kohës së Skënderbeut.
Më 10 qershor të vitit 1878 në Prizren u hodhën themelet e vizionit për çlirimin e trojeve shqiptare të cilat ishin të rrezikuara nga pretendimet e vendeve fqinje.
Delegatë nga të gjitha trojet në krye me Ymer Prizrenin, Abdyl Frashërin e Sylejman Vokshin ishin të vendosur që të mos e lejojnin copëtimin e mëtejmë të trojeve shqiptare.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte frymëzim për gjenerata të tëra. Si e tillë ajo do të mbetet ndër ngjarjet më të rëndësishme për kombin shqiptar.