10.8 C
Pristina
Sunday, October 6, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Jashari dhe Halil Kastrati u japin çelsat e shtëpive dy familjeve (FOTO)

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me Halili Kastrati nga Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit” gëzuan familjen nga fshati Qirez duke i dhuruar një banesë të re, Valoni dhe Valentina vëlla dhe motër, dy jetima të cilëve babai dhe nëna i’u ishte vrarë gjatë luftës së fundit.

Ata sot u bënë me banesë të re, një surprizë dhe gëzim i papërshkrueshëm për ta.

Poashtu gjatë kësaj dite të muajit të shenjtë të Ramazanit, dhuruan edhe  çelësin e shtëpisë familjes së Bedri Kajtazaj nga fshati Tërnovë, të cilit disa muaj më parë i’u ishte djegur shtëpia.

Në këtë ditë u shpërndanë edhe 60 pako ushqimore për nevojtarët në Skenderaj nga kjo shoqatë.

Gjithashtu humanisti Halil Kastrati e njoftoi Kryetarin Jashari, se ditëve në vijim do të fillojë edhe ndërtimi i 3-shtëpive në Skenderaj.

Kryetari Bekim Jashari pasi falënderoi shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndihmën që ju bënë familjeve nevojtare në Skenderaj. Dhuroi edhe një mirënohje dhe një dhuratë simbolike, si shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në përmirësimin e gjendjes sociale të popullatës së Skenderajt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img