Shkrimi i plotë i Adil Vokrrit:
Pikëllimi dhe dhimbja është tepër e madhe për humbjen tënde Fadil i dashur, sa që shpirti dhe zemra ime e vogël se përballojnë dot.
Ike pa na thënë lamtumirë duke na lënë si të humbur në këtë botë gënjeshtare.
Ti ishe aq i madh dhe ikja e jote ka tronditur jo vetëm botën shqiptare dhe lotët që po e sheh si lum në fytyrat e njerëzve më bëhet sikur është shembur bota jo vetëm për ne por për të gjithë.
Ike kur kishe edhe shumë për të bërë dhe për të na dhënë. Thonë se koha shëron plagët, por une nuk besoj në këtë, sepse kjo do të na i shtoj plagët.
Pikëllimi dhe malli për ty vëlla do të na mbetet për jetë.