Vdekjen e sotme të ish futbollistit dhe kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, i gjithë opinioni kosovar e ka pritur me dhimbje.
Por dhimbje para publikut u munduan të shprehin edhe ata që për vite të tëra e sabotuan dhe penguan Vokrrin, anipse nën drejtimin e tij Kosova u anëtarësua në FIFA dhe UEFA.
Gazetari i portalit Veriu.info, Gazmend Morina, i ka kritikuar reagimet e politikanëve, duke thënë se vetëm deputeti Bekim Haxhiu ka të drejt të flas sot për Vokrrin.
“Nese i leme anash paragjykimet per nje moment, sot prej politikaneve per Fadil Vokrrin ka te drejt me fol vetem Bekim Haxhiu, i cili per shume vite ishte dore e djatht e tij. Kur te tjeret e sabotuan, penguan dhe sulmuan, Bekimi i qendroi afer, e mbeshteti te behet kryetar i FFK-se dhe ta drejtoj ate.
Shumices se politikaneve sot ngushllimet per Vokrrin ua shkruajne keshilltaret, sepse ata nuk kane asgje per te rrefyer nga pervoja e tyre me legjenden”, ka shkruar Gazmend Morina në Facebook.