0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Lekaj arsyeton 53 milionëshin e “Bechtelit”, akuzon Zharkun e LDK-së

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është duke folur para mediave lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për aneks kontratën me “Bechtel Enkan” për përfundimin e projektit të autostratës R6, Prishitnë- Hani i Elezit.

Lekaj ka folur për këtë projekt prej kohës që kur ka filluar, pra nga viti 2014. Lekaj ka treguar të gjitha shpenzimet që kanë bërë deri më tani lidhur me këtë çështje.

RKS_mi

Më poshtë pjesë nga fjalimi i Lekajt:

Deri në këtë vendim shuma e pajtuar e zgjatjes së afatit do të jetë 45 milionë euro plus TVSH-ja, kostoja e zgjatjes së afatit është zvogëluar nga 63 milionë euro nga 45 milionë plus TVSH. Pasi Bechtel Enka është e gatshme të paguajë 9.9 milionë euro për shpenzimet gjatë viteve 2014-2017. Data e përfundimit të kontratës buxhetor është zgjatur nga 31 dhjetor deri në 1 qershor i vitit 2019 me shpenzime 0 %”.

Kjo siguron një mekanizëm ligjor për  të paguar Bechtel Enkan, duke u pajtuar me kompaninë dhe duke kursyer 5.5 milionë euro.

Implementimi i planit të pagës në vitin 2019, një plan i pagesës është pajtuar që lejon se zgjatja e afatit të shpërndahet në mënyrë të barabartë e fundit që do të bëhet para qershorit të vitit 2019”.

Ky plan i pagesës zvogëlon buxhetin e kërkuar për vitin 2018.

Bechtel Enka nuk do të paraqet kërkesë në lidhje me mungesën e Alokimit të Buxhetit të vitit 2014 deri 2016.

Mi përmes marrëveshjes po e ulë ekspozimin financiar dhe shpenzimet e qeverisë.

Bechtel enka nuk do të paraqet kërkesë lidhur me alokimin e buxhetit.

Bechtel enka nuk do të paraqesë një kërkesë lidhur me alokimin e buxhetit për vitin e 2018 brenda kohës së përfundimit.

Alokimi i vitit 2018 prej 116.9 milionë euro është dukshëm më i madh dhe kostoja për zgjatjen e afatit dhe presioni i buxhetit të kërkuar është zvogëluar.

Është fakt se kemi pranuar disa njoftime dhe përsërisë se ka qenë e mundur të zgjidhet kjo çështje nëse veprimet do të mirreshin me kohë. Siqë e dini me 1 korrik .të vitit 2014 është nënshkruar kontrata.

Nuk po flitet ketu për punimet por bazuar në kontratën që për punëdhënësit dhe punëmarrësit janë ligj…

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img