Kuvendi i Kosovës përkatësisht Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun ka reaguar pas disa raportimeve në media lidhur me përbërjen e delegacionit të legjislativit në vizitën zyrtare në Austri.
Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit sqaron se delegacioni i Kuvendit nuk përbëhet nga 30 anëtarë siç është raportuar në disa media, por vetëm nga kryetari i Kuvendit dhe nga një përfaqësues i secilit grup parlamentar, pra gjithsej 9 persona, transmeton Prishtinapress.eu.
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po qëndron në Vjenë në funksion të diplomacisë parlamentare, për të takuar përfaqësuesit e Parlamentit të Austrisë për të diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe për përkrahjen e Austrisë për Kosovën në rrugën drejt integrimeve evropiane”, thuhet në komunikatë.