6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti top lajm në Serbi: Më i rëndësishëm bashkimi i Mitrovicës se karrigia në OKB!

Deklarata e Albin Kurtit që për Kosovën është më e rëndësishme bashkimi i Mitrovicës se karrigia në OKB, ka bërë sot bujë në të gjithë mediat serbe.

Lideri i VV-së këto fjalë i tha në një takim me rapoturesin në Parlamentin Evropian për Kosovën, Igor Soltesin.  Ai gjatë takimit theksoi se për shtetndërtimin dhe zhvillimin e vendit bashkimi i Mitrovicës është më i rëndësishëm sesa ulësja në OKB, transmeton lajmi.net.

Deklarata e Kurtit është shfaqur sot në shumicën e medieve serbe duke përfshirë, B92, Blici, Telegraf e të tjera, duke qenë top lajm.

Mediat serbe i kushtojnë rëndësi kësaj pjese, pasi Serbia vazhdimisht lobon që Kosova të mos ketë ulëse në OKB, duke pasur përkrahjen e Rusisë.

Ndërsa, sic thekson vazhdimisht presidenti serb, Aleksandar Vuçiqi Kosova nuk mund të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara pa vullnetin e Serbisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img