Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se autostrada Prishtinë-Hani i Elezit do të kryhet në fund të këtij viti.
Ai ka treguar se deri në përfundim të punimeve do të bëhen edhe pagesat për kompaninë Bechtel-Enka.
Ai ka thënë se edhe 150 milionë eurot e mbetura do të paguhen me kohë.
“ Nuk do të ketë me penallti apo dënime, Qeveria e Kosovës do t’i bëjë të gjitha pagesat me kohë”.