Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës në zonën e Llixhave të Peshkopisë.
Informacionet paraprake bëjnë të ditur se djali ka vrarë nënën dhe babanë. Ai sapo ishte kthyer nga Anglia, teksa priten të dhëna të tjera nga policia.
Njoftimi i policisë:
Dibër
Informacion paraprak
Në lagjen “Llixha”, Qyteti Peshkopi, ka ndodhur një vrasje në familje.
Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babanë dhe nënën e tij , shtetasit : Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.
Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.
Po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.