Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me raportuesin e Bashkimit Evropian për Kosovën, Igor Šoltes, me të cilin ka biseduar për situatën politike dhe institucionale në Kosovë, për drejtësinë dhe EULEX-in e po ashtu për dimensionin social e ekonomik të vendit.
Kurti gjatë takimit theksoi se për shtetndërtimin dhe zhvillimin e vendit, bashkimi i Mitrovicës është më i rëndësishëm sesa ulësja në OKB që po premtohet pa mbulesë, transmeton Indeksonline.
Ky takim ishte në kuadër të një bashkëpunimi të vazhdueshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! me përfaqësuesit dhe zyrtarët nga Bashkimi Evropian