Deputeti nga radhët e PSD-së, Dardan Molliqaj assesi nuk është duke u pajtuar me vendimin e fundit të Lëvizjes “Vetëvendosje” për bashkëpunim që kjo e fundit po e bënë me LDK-në dhe PDK-në në Komunën e Prishtinës.
Mllefin dhe shqetësimin ndaj ish-partisë, Molliqaj po e shpreh edhe në seancat parlamentare. Ai ka kërkuar nga lideri i LVV-së, Albin Kurti, që të tregojë pozicionimin e tij ndaj Listës Srpska.
Poashtu, deputeti i PSD-së kërkoi nga VV-ja të tregoj qëndrimin e tyre se a janë gati që ta rrëzojnë qeverinë e Kosovës së bashku me Srpska-n, shkruan Indeksonline
“Ftesa ime për opozitën është të mblidhemi bashkë të bëjmë një platformë opozitare e cila e ka përbrenda kërkesën për zgjedhje dhe aty se bashku të krijojmë strategjinë. Por keni kërkesë prej meje, a e keni ndrru qëndrimin për Listën Srpska, apo…”, ka thënë ai.
Në fund, Molliqaj nuk ka lënë pa përmendur edhe bashkëpunimin e VV-së me partitë tjera në komunën e Prishtinës, kundër Shpend Ahmetit. “… edhe sot keni vazhdu bashkëpunimin në komunën e Prishtinës”, është shprehur ai.