Komisioni Shtetëror i Maturës përmes një kumtese për media, ka njoftuar se nxënësit që u përjashtuan nga testi në ditën e parë nuk u lejohet të hyjnë në ditën e dytë të Testit të Maturës.
Ky vendim i komisionit bazohet në vendimin e datës 5 maj të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.