-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Luta: Nëse i fitojmë zgjedhjet, PDK veç në televizion mundet me na pa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka mohuar kategorikisht se mund të ketë një ndarje tjetër brenda partisë që udhëhiqet nga Isa Mustafa.

“ Nuk besoj. Nuk mund të ndodhë asnjëherë në fakt”, ka deklaruar Haziri.

Lidhur me ambiciet e tij për postin e të parit të LDK-së, Haziri ka thënë se do të pritet deri në maj të vitit të ardhshëm.

“Ne kemi një marrëveshje që ta respektojmë kandidaturën e Mustafës deri në maj”, ka thënë Haziri në një intervistë në Tv Dukagjini.

I pyetur nëse LDK-ja do të bënte koalicion përsëri me PDK-në, Haziri ka thënë se mënyra se si janë ndarë gjatë koalicionit të fundit, e bën një gjë të tillë të pamundur.

Ai ka thënë madje që nëse LDK-ja i fiton zgjedhjet, PDK-ja mund t’i shikojë vetëm në televizion.

“Shkelja e marrëveshjes së fundit nga Kadri Veseli dhe struktura e tij, dhe mosrespektimi i marrëveshjeve, dhe mënyra se si na kanë organizua mosbesimin. Me bo me i fitu zgjedhjet, PDK-ja veç në televizion mundet me na pa”, ka thënë Haziri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img