-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Kulturës dhe Sportit investon në Skenderaj 280 mijë euro në tri projekte

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot ka vizituar Komunën e Skenderajt, ku është takuar me kryetarin Bekim Jashari, me të cilin kanë diskutuar për çështjet e përbashkëta të cilat janë në interes të dyanshëm.

Ministri Gashi i ka ofruar gatishmërinë kryetarit Jashari, që në bazë të kapaciteteve buxhetore ta ndihmojë Komunën e Skenderajt, duke investuar në projekte të cilat i mbulon si fusha MKRS-ja, njofton Klan Kosova.

Në kuadër të vizitës, ministri Gashi dhe kryetari Jashari nënshkruan tri memorandume bashkëpunimi.

Dy memorandumet u nënshkruan në fushën e trashëgimisë kulturore, konkretisht memorandumi për “Rekonstruktimin e Kullës së Shaban Manxhollit” në fshatin Mikushnicë, në vlerë prej 40 mijë euro, projekt ky i cili do të zbatohet në këtë vit.

Ndërsa, memorandumi tjetër është nënshkruar për “Restaurimin e Akademisë së Parë Ushtarake të UÇK-së” në fshatin Açarevë, projekt edhe ky me vlerë prej 40 mijë euro dhe që do të zbatohet këtë vit.

Kurse memorandumi i tretë u nënshkrua në fushën e sportit. 200 mijë euro ndahen për “Ndërtimin e tribunave rrethuese dhe shtrimin e zhavorrit në Stadiumin e futbollit” në fshatin Runik. Edhe ky investim i MKRS-së do të implementohet gjatë vitit 2018.

Me këtë rast, ministri Gashi është shprehur jashtëzakonisht i lumtur që ka nënshkruar këto tri dokumente që hapin rrugën për të investuar në tri projekte kapitale.

“Rreth investimeve të përbashkëta që do t’i kemi në vitin 2018 në komunën e Skenderajt, është fjala për stadiumin e Runikut. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për këtë fazë ka ndarë 200 mijë euro të investoj në këtë stadium. Gjithashtu, janë edhe dy projekte të tjera të cilat janë në kuadër të trashëgimisë kulturore, është rikonstruktimin e kullës së Shaban Manxhollit në fshatin Mikushnicë që do të jetë njëra prej projekteve shumë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në këtë trevë”, ka thënë Gashi.

“Gjithashtu, do të kemi edhe restaurimin e akademisë së parë ushtarake të UÇK-së në Açarevë, që për mua është një kënaqësi e veçantë se si Ministri ta financojmë këtë projekt edhe për shkak të kujtesës tonë kolektive që përmban ky objekt”.

“MKRS është duke investuar edhe në shtëpinë e kulturës në Skenderaj dhe jemi në fazën finale të përfundimit të këtij projekti, besoj që shumë shpejt do ta ndajmë edhe fazën finale të mjeteve financiare në mënyrë që edhe këtë projekt ta përfundojmë gjatë këtij viti. Po ashtu, ishte edhe një kërkesë e kryetarit për të investuar në muzeun e qytetit dhe besoj që bashkërisht me stafin do të shohim mundësitë dhe rrugët se si do ta financojmë edhe këtë objekt që është i rëndësisë së veçantë për qytetarët e Skenderajt”.

“Kjo vërteton edhe një herë përkushtimin e institucioneve të shtetit tonë që historia mos të harrohet, edhe ajo e mëhershmja para 100 viteve po edhe kjo e jona që e kemi përjetuar të gjithë së bashku para 20 viteve, do të thotë luftën e UÇK-së”, ka thënë kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img