-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Shpendi – Vetëvendosjes: Kurrë se kam menduar që bëheni me PDK-në dhe LDK-në

Kryetari i Prishtinës, njëherësh kreu i PSD-së, Shpënd Ahmeti është befasuar me vendimin e fundit të Vetëvendojses për tu bashkuar me PDK-në dhe LDK-në në Komunën e Prishtinës.

Përmes një statusi në “Facebook”, ai ka shkruar rreth shkarkimit  të Qëndrim Sahitin, aksionar në Ndërmarrjen Publike Banesore.

Vendimi erdhi pas rezultat it të kërkesës nga asamblisti i “Vetëvendosjes”, Egzon Azemi, e që ka marrë mbështetje  edhe nga LDK-ja dhe PDK-ja.

Postim i Ahmetit:

Nuk kam menduar asnjëherë që VV do të bëhet bashkë me LDK e PDK në Prishtinë për të shkarkuar një aksionarë dhe pastaj në mënyrë jubilante të fotografohen me ata që deri dje thonin se e shkatërruan qytetin. Përkundër dallimeve, për neve është e qartë kush ka bërë dëm në qytet e kush e ka luftuar krimin. Po ashtu është e qartë se kush duhet të bart përgjegjësi për keqqeverisjen në shtetin tonë.

Ne vazhdojmë në betejen për të miren e qytetit dhe nuk kemi inate. Smira e inati nganjëherë verbërojnë por mbetet në ndërgjegjen e atyre që lidhen edhe me të keqin për të dëmtuar mirëqenien.

Programi jonë 100 pikës do të zbatohet deri në shkronjen e fundit!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img