-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Matematicientët shpallin kandidatët për “Botërorin 2018”

Kërkuesit e Universitetit të Insbrukut në Austri kanë vendosur që të bëjnë disa llogari mbi Botërorin “Rusia 2018”.

Kur bëhet fjalë për probabilitet kush më mirë se matematicientët do ta bënte.

Kërkuesit e Universitetit të Insbrukut në Austri kanë vendosur që të bëjnë disa llogari mbi Botërorin “Rusia 2018” duke marrë në shqyrtim 26 kompani bastesh për të treguar favoritët e këtij Botërori.

Koeficentët e kompanive të basteve për ndeshjet e Botërorit i kanë përllogaritur me anë të formulave dhe kanë dalë në përfunim se Gjermani dhe Brazili janë pretendentët kryesorë.

“Finalja më e mundshme, me një probabilitet 5.5% është Gjermani-Brazil dhe këta të fundit kanë shansin për t’u hakmarrë për gjysmëfinalen e humbur në 2014”, tha një nga bashkautorët e studimit, profesori Akim Cailais.

Sipas studimit Brazili ka 50.6% mundësi për ta fituar finalen e Botërorit kundrejt 49.4% të Gjermanisë.

Pas Brazilit dhe Gjermanisë, dy ekipet e tjera favorite janë Spanja (12.5%) dhe Franca (12.1%). Gjysmëfinalja më e mundshme do të jetë Brazil-Francë (9.4%) dhe Gjermani-Spanjë 9.2%, përcjerll “Albeu.com”.

Ndërsa vendi pritës, Rusia ka 28.9% shanse që të shkojë në çerekfinale, por shanset për të triumfuar në vendin e tyre i kanë vetëm 2.1%.

“Kompanitë e basteve duan të fitojnë sa më shumë para dhe koeficientët i vendosin në mënyrë sa më realiste që të jetë e mundur, duke marrë në konsideratë jo vetëm statistikat historike, por edhe shortin, madje edhe lojtarët e dëmtuar”, shtoi profesor Cailais.

Kjo skuadër matematicienësh ka parashikuar saktë se Spanja do të triumfojë në Botërorin e 2010-ës, ndërsa në “Brazil 2014” parashikoi saktë tre nga katër ekipet gjysmëfinaliste.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img