“Pamje të turpshme në kufirin me Serbinë, ku autoritetet e atjeshme poi keqtrajtojnë artistët kosovarë që po udhëtonin për në Beograd. U bëjmë thirrje autoriteteve të Serbisë që t’i ndalojnë këto veprime, përndryshe do të pasojë reciprociteti. Si mund të flasim për normalizim kur Serbia bllokon artistët për të marrë pjesë në ekspozita”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Kufitarët serbë po kontrollojnë në detaje autobusin e ekipit nga Kosova që pritet të marrë pjesë në festivalin “Mirdita, Dobar Dan”.