-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Asnjë ministër e as shefi i Qeverisë, nuk shkojnë në seancë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka dashur të bëjë një përshëndetje të zakonshme para fillimit të punimeve të seancës plenare, por fjala i ka mbetur në grykë.

Pasi i ka përshëndetur deputetët e pranishëm në sallë, të njëjtën përshëndetje ka dashur ta bëjë edhe për kabinetin e ministrave, por ka ndaluar pasi ka vërejtur se asnjëri prej ministrave nuk ka qenë i pranishëm.

Në mikrofonin e hapur është dëgjuar duke i thënë sekretarit të Kuvendit, Ismet Krasniqi, se “asnjë qeveritar nuk qenka këtu”.

Në fakt, nuk është hera e parë që ministrat mungojnë në seancat plenare.

Ata kanë filluar të mungojnë edhe në mbledhjet e Qeverisë, për çka kanë marrë vërejtje nga kryeministri Ramush Haradinaj.

E sot edhe vet kryeministri nuk është prezent në seancë, duke qenë pjsmarrës në një konferencë për ambientin.

Mungesa e kryeministrit është kritikuar nga deputetët e opozitës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img