-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Kryesimi i BE-së nga Austria, mundësi për rajonin në normalizimin e marrëdhënieve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit në Austri ka zhvilluar një takim me kancelarin austriak Sebastian Kurz.

Ai ka thënë se Ballkani Perëndimor  kanë besim në vizionin e tij për integrimin e rajonit në BE.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kryesimi i radhës i BE-së nga ana e Austrisë është mundësi për tërë rajonin që të normalizohen marrëdhëniet dhe të punohet në mbylljen e çështjeve të hapura, duke u afruar edhe më shumë me BE-në.

“Kosova dhe i tërë Ballkani Perëndimor kanë besim në vizionin dhe angazhimin e kancelarit Kurz për afrimin e rajonit tonë me BE-në, por edhe për vetë BE-në. Kryesimi i radhës i BE-së nga ana e Austrisë është mundësi për tërë rajonin, që t’i normalizojmë marrëdhëniet dhe të punojmë në mbylljen e çështjeve të hapura, duke u afruar edhe më shumë me BE-në. Për këto dhe për thellimin e bashkëpunimit tonë bilateral, sidomos në ekonomi, bisedova edhe me kancelarin Kurz në Vjenë. Dialogu dhe bashkëpunimi ndërfqinjësor e forcojnë paqen dhe tërë rajonin tonë”, ka shkruar Thaçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img