Në fshati Tërnavc janë përkujtuar dëshmorët Mustafë Haxhiu dhe Kujtim Ahmeti, si dhe martirit Bedri Haxhiu, në 19 vjetorin e rënies së tyre.
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, kryesuesen e kuvendit komunal, Fatbardha Haliti, Drejtorët Komunal, zv/ministrin Abdyl Imeri, përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së, asambleist dhe familjarë, bënë nderime dhe vendosën kurora lule pranë varrezave të dëshmorëve në kompleksin memorial në fshatin Tërrnac.