4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

A do e mbështes LDK-ja Hashim Thaçin për kryenegociator?

Partia e Isa Mustafës, nuk ka mbledhur ende guximin për ti thënë jo Hashim Thaçit, ani pse shumica e deputetëve të kësaj partie kritikojnë më akuza të ashpra Thaçin, kurdo që ata marrin fjalën në Kuvendin e Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka qëndrim zyrtar nëse do i dhanë ose jo mbështetje presidentit Hashim Thaçi, që ky të udhëheq bisedimet me shtetin serb, duke e ngritur kështu nivelin e dialogut në nivel presidencial.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova ka thënë për Gazetën Blic, se shumë shpejt LDK do mbledh kryesinë dhe do marrë një qëndrim unik për sa i përket kësaj çështje, por se tani nuk është ende koha.

“Ne do të takohemi edhe njëherë dhe do i shohim qëndrimet tona, unë po i shoh disa fjalë, mirëpo ne do bëhemi bashkë si kryesi dhe do japim qëndrimin tonë” ka thënë Rugova për Gazetën Blic.

Haki Rugova, nënkryetar i LDK-së

Ai ka thënë se zyrtarizmi i qëndrimit të LDK-së, karshi mbështetjes ose jo të Hashim Thaçit, është çështje ditësh.

“Po shumë shpejt, ditëve në vijim ne do dalim me një qëndrim më të saktë, në mënyrë që edhe të mos ketë këso komentesh individualë të LDK-së, por edhe nga ana e kundërt”  është shprehur Rugova.

Ditë më parë një qëndrim pothuajse të njëjte e ka dhënë edhe deputeti tjetër Armend Zemaj, i cili madje ka shtuar se vendimi i tyre do lidhet me interesat e shtetit.

“Do ta shohim interesin e vendit”, është shprehur Zemaj.

Armend Zemaj, Deputet i LDK-së

Megjithatë, Zemaj ka thënë se shumica e LDK-së nuk e konsideron Thaçin figurë unifikuese – dhe beson se si i tillë ai nuk e meriton t’i udhëheqë bisedimet.

Por kjo parti ende nuk mund ti thonë JO, presidentit Thaçi.

Thaçi kohë më parë kishte propozuar që për fazën finale të ketë një ekip uniteti, të përbërë edhe partitë parlamentare e shoqëria civile, por që nuk ka gjetur mbështetje nga subjektet politike.

Madje, ai në një nga deklarimet për media kishte thënë se është shumë më rëndësi që pjesë e këtij procesi të jetë LDK, si parti më përvojë të madhe

E i gatshëm për të qenë krahë Thaçi në këto bisedime është shprehur nënkryetari I LDK-së, Lutfi Haziri, nëse partia e delegon për një gjë të tillë.

Nënkryetari i LDK: Lutfi Haziri

Ai ka shtuar se nuk është kundër që të marrë pjesë në bisedime me palën serbe, përkrah presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi

“Nëse LDK-ja vlerëson të më delegojë… do të shkoj”, ka thënë Haziri

Pavarësisht kundërshtimeve të shumicës së partive që Thaçi të udhëheqë bisedimet, ai është duk zhvilluar takime në Bruksel me presidentit serb, ndërsa që një i tillë pritet të zhvillohet në mesin e muajit qershor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img