-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kuvendi në ‘gjumë’, fundi i majit ende të papërfunduara seancat e 16 prillit

Kuvendi i Kosovës është duke vazhduar me ritëm të ulët të punës. Kur jemi në fund të muajit maj ky institucion ende nuk ka arritur të përfundojë seancat e 16 prillit.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu me anë të një postimi në facebook ka akuzuar kryeparlamnetarin dhe kryeministrin për, siç ka thënë ajo degradim të Kuvendit.

Ky është postimi i saj:

I papranueshëm degradimi i Kuvndit nga Kadri Veseli e Ramush Haradinaj. Të dy këta, e kanë shndërruar Kuvendin në një institucion të pavlefshëm, që caktojnë e vijnë në seanca kur i mbetet kohë për shkak të agjendave të “ngjeshura”.

Kuvendi ende nuk i ka përfunduar seancat e 16 prillit ndërsa sot jemi në fund të muajit maj.

Pikat që presin të shqyrtohen janë afër 50 ndërsa seanca e neserme është vendosur me anë të njoftimit me email, pa mbledhje të Kryesisë së Kuvendit dhe ky është precedent i rrezikshëm.

Si Qeveri e pakicës, që po i shërben vetëm vetes, ka humbur legjitimitetin dhe si e tillë duhet të dorëhiqet sa më parë!

Nëse Haradinaj nuk e ka kuptuar ende se Kosova është pa Qeveri, atëherë le të kërkojë mocion votëbesimi në Kuvend.

Një ditë më pak për Qeverinë e pakicës, një ditë më shumë për Republikën!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img