Më këtë rast Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të vizitojë dy shkolla në të dy rajonet, për të parë nga afër zhvillimin e këtij testi të rëndësishëm për maturantët në Kosovë.
Vizitat do të bëhen në qendrën e testimit në shkollën “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj dhe në qendrën e testimit në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.