-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti Bekim Haxhiu kritikon ashpër ministrin Uran Ismajli 

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka adresuar kritika të ashpra në drejtim të ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismajli.

Deputeti Haxhiu ka thënë se neglizhenca e Ministrisë së Shëndetësisë në furnizim me barna nga lista esenciale është për çdo kritikë.

” U bënë dhjetë muaj me mungesa të furnizimeve dhe do të duhet edhe se paku gjashtë muaj, që të përfundojnë procedurata për furnizim me barna nga Lista Esenciale” ka shkruar Haxhiu në profilin e tij në facebook.

Shkrimin i plotë të deputetit Haxhiu:

Për gjendjen në shëndetësi …

ShSKUK në muajt e fundit ka filluar dhënien e shërbimeve 24-orë në Kardiologji dhe Onkologji, ndërsa është inauguruar edhe reparti i ri intenziv, ku numri i shtretërve është rritur nga 14 në 27. Për këtë i falënderoj investitorët dhe donatorët, të cilët krijuan hapësirë më të mirë për trajtim të pacientëve. 

E dini që mungesa e hapësirës së nevojshme në repartin intenziv në QKUK dhe spitalet rajonale, ka qenë një vërejtje e imja e vazhdueshme ndaj të gjithë udhëheqësve të Ministrisë së Shëndetësisë. Unë do të vazhdoj të jem kritik edhe më tutje, derisa Ministria e Shëndetësisë të i përmbushë detyrat që i ka të parapara me ligj. 

Mirëpo, kujdesi në repartin intenziv nuk do të thotë vetëm sigurimi i shtratit për pacient, por pacientëve duhet t’i sigurohet edhe trajtimi i duhur mjekësor, ekzaminimet e domosdoshëme dhe sigurimi i barnave për trajtim mjekësorë, gjë të cilën Ministria e Shëndetësisë nuk është duke e bërë as në këtë udhëheqje. 

Për mua vazhdon të mbetet shumë shqetësuese fakti i mungesës së barnave nga Lista Esenciale, në veçanti kur familjarët e pacientëve të shtrirë në intenzivë çdo ditë në ora 13:00 duhet të marrin të shkruar listën e gjatë të barnave që duhet të blejnë.

Situatë e njëjtë me mungesë të furnizimit me barna dhe material shpenzues mjekësor është edhe në Klinikën e Onkologjisë dhe Klinikën e Kardiologjisë, ku personeli mjekësorë po bënë maksimumin për të ofruar shërbim 24 orë, por për fat të keq Ministria e Shëndetësisë është ajo që po vazhdon të mos bëjë furnizimet e duhura me rregull. 

Ministria e Shëndetësisë nuk po arrinë të përmbushë objekivat dhe detyrat e përcaktuara me ligj, andaj mungesa me barna dhe material shpenzues është shëndrruar në dukuri të zakonshme, ku po mungojnë gjërat elementare për trajtim të pacientëve.

Neglizhenca e Ministrisë së Shëndetësisë në furnizim me barna nga Lista Esenciale është për çdo kritikë, pasi që arsyetimet se po bëhet revidimi i Listës Esenciale nuk qëndrojnë. Kjo pasi që u bënë dhjetë muaj me mungesa të furnizimeve dhe do të duhet edhe se paku gjashtë muaj, që të përfundojnë procedurata për furnizim me barna nga Lista Esenciale.

Ministrisë ndoshta nuk i ngutet, nuk i bëhet vonë, por pacientët janë ata që kanë nevojë, atyre i’u ngutet, ata kanë nevojë mënjëherë për barna. Pacientët janë ngopur me premtime e fjalë boshe, si: “do ta bëjmë”, “do ta furnizojmë”, “do të shiqojmë”, “do të …” dhe “do të …” të pafundme! 

Për hirë të korrektësisë, dua t’i përgëzojmë mjekët tanë për punën e madhe që po e bëjnë, sepse ata kanë merita të jashtëzakonshme. Por, mjekët asnjëherë nuk patën mbështetjen e duhur institucionale për të i’u ofruar pacientëve përkujdesjen e duhur mjekësore dhe asnjëherë nuk u pagua në mënyrë meritore puna e tyre.

Të kuptohemi qartë, gjendja aktuale e rëndë në shëndetësi nuk është me fajin e mjekëve, por me fajin e politikës, në veçanti udhëheqjes së Ministrisë së Shëndetësisë, e cila nuk ishte në nivelin e duhur të menaxhimit profesional. 

Ligjet për reformën në shëndetsi janë votuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2012 dhe 2013, por ende asnjë ministër nuk po arrinë ta bëjë të mundur zbatimin e tyre, prandaj vazhdojmë të kemi problem me sistemin shëndetësor, me mungesa në furnizime më barna dhe pajisje mjekësore, si dhe moszbatim të sigurimeve shëndetësore.

Deri me tani në shëndetësinë tonë janë kryer shumë studime, hulumtime, analiza nga ekspertet vendorë dhe nderkombëtarë, është koha e fundit që të zbatohen strategjitë dhe programet e miratuara me qëllim të reformimit dhe përmirësimit të sistemit tonë shëndetësorë.

I bëjë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që t’i ndermerr të gjitha masat e nevojshme, për përmirësimin e kësaj gjendje alarmante, të zbatoj reformën, të jetë efektive dhe efikase në veprime për përmirësuar shërbimet shëndetësore për pacientë, të implemtoj dhe grantoj një sistemi shëndetësor universal, cilësor, të qëndrueshëm dhe të përballueshëm për të gjithë, të orientuar jo vetëm në trajtim, por edhe në parandalim të sëmundjeve.

Mbeshtetja e ime dhe të gjithë profesionistëve shëndetsorë, do të jetë e vazhdueshme për përmirësim të gjendjes në shëndetësi, duke qenë çdo herë në shërbim të pacientëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img